Ivan Rakitiç i thotë lamtumirë kombëtares kroate

Ivan Rakitiç është tërhequr nga kombëtarja kroate e futbollit. Lajmi është konfirmuar nga vetë federate kroate në rrjetet sociale.

Rakitiç në 106 ndeshje me fanellën e kombëtares kroate, realizoi 15 gola. Ish-mesfushori i Barcelonës arriti me Kroacinë deri në finalen e Kupës së Botës në Rusi në vitin 2018, por pa mundur ta fitojë atë.

Ky vendim i Rakitiç erdhi befas, kjo për shkak moshës së tij, ende 32-vjeç, por edhe performancave të tij që po i tregon në futbollin ekipor.

Kujtojmë Rakitiç nga 1 shtatori iu bashkua Seviljës, te e cila skuadër u rikthye pas plotë 6 viteve.

 

Leave a Reply