FC Shkupi fundjavën që lamë pas realizoi një fitore infarkt ndaj Renovës (4:3), duke mbajtur hapin me Shkëndijën lidere në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja e së dielës në Çair doli të jetë me shumë kthesa në rezultat, ndërsa edhe pse FC Shkupi ishte në disavantazh 3:2 25 minuta para fundit të takimit, në fund i’a doli të triumfojë me shifrat 4:3. Ishte kjo fitorja e katërt sezonale për skuadrën e trajnerit Muharem Bajrami në 6 javë kampionat, mirëpo edhe përkundër këtij suksesi, strategu i “bardhekaltërve” thotë se në skuadrën e tij duhet të përmirësohen edhe shumë gjëra për ndeshjet e rradhës.
Përshkruajeni me një fjalë trajnerin e FC Shkupit, Muharem Bajrami….
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 21 септември 2020 г.
“I kënaqur me tre pikët e fituara, andaj dua përsëri që të uroj futbollistët edhe pse ishim me rezultat negativ, ata në asnjë moment nuk u dorëzuan dhe fitorja erdhi në fund. Patjetër duhet të përmirësojmë shumë gjëra në ndeshjet e ardhshme. Ne në aspekt të lojës bëmë edhe gabime sot të cilat do ti analizojmë, që të mos na përsëriten. Nga ky moment tani i gjithë fokusi do të jetë për ndeshjen e së mërkurës, ku na pret dueli i 1/16 të finales, ku do të luhet vetëm një ndeshje dhe nuk ka mundësi për të përmirësuar gabimet, andaj e marrim me shumë seriozitet secilën sfidë që është para nesh”, – ka thënë Muharrem Bajrami.
Kujtojmë të mrëkurën FC Shkupi si mysafir do të përballet me Sloga Vinica.