Shkëndija i falet Ibraimit, Shkupi në frymën e fundit mundi Renovën

Shkëndija falë “dopietës” së Besart Ibraimit ka mundur Akademia Pandevin në ndeshjen e vlefshme të javës së 6-të, që u zhvillua në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Bomberi kërçovarë shënoi nga një gol në secilën pjesë, ndërsa për Akademia Pandev realizoi Sashko Pandev.

Një ndeshje infarkt u zhvillua në Çair, aty  ku FC Shkupi falë golit të shënuar nga braziliani Neto në minutën e 95-të mundi Renovën me rezultatin 4:3.

Në frymën e fundit fitoren e siguroi edhe Boreci përballë Sileksit në Kratovë, ndërkohë Pelisteri vazhdoi krizën e Bellasicës, duke mundur këta të fundit me rezultatin 2:0. Në mesin e autorëve të golave te skuadra nga Manastiri u regjistrua edhe shkupjani, Lavdrim Fazliu.

Ndërkohë të shtunën Struga Trim Lum barazoi në Shkup përballë Rabotniçkit, ndërkohë Makedonija GJ.P me rezultatin 2:1 pas një kohe më të gjatë mundi Vardarin.

LPFMV – Perëndim, java 6

FC Shkupi 4:3 Renova
Shkëndija 2:1 Ak. Pandev
Sileksi 1:2 Boreci
Bellasica 0:2 Pelisteri

E shtunë:

 
Rabotniçki 1:1 Struga Trim Lum
Makedonija GJ.P 2:1 Vardari

Leave a Reply