Drejtuesit e Kukësit shumë shpejtë kanë gjetur zëvendësimin e Eduart Rrocës. Mesfushori nga Librazhdi vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në Turqi, duke nënshkruar me ekipin e Istanbulspor, ndërsa Kukësi ka vendosur ta zëvendësojë atë me një brazilian.
Fjala është Mateus Leira, i cili te skuadra nga Verilindja e Shqipërisë vjen nga rradhët e skuadrës greke të Platania, që bënë gara në ligën e dytë.
Leira edicionin e fundit me këtë skuadër luajti 17 ndeshje, duke realizuar dy gola.
Mesfushori brazilian me Kukësin ka firmosur kontratë dy vjeçare dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10.