Skuadra e Interit ka dhënë një lajm të madh për gjithë tifozët “zikaltër”. Skuadra nga “Xhuzepe Meaca” edhe zyrtarisht ka kthyer në skuadër sulmuesin e Italisë U21, Andrea Pinamonti, të cilin e kishte huazuar fillimisht te Xhenoa, skuadër kjo që më pas kishte blerë kartonin e këtij super talenti.
Xhenoa kishte blerë atë për shumën e 19.5 milionë eurove 17 ditë më parë, por Interi shfrytëzoi të drejtën e riblerjes, duke e rikthyer atë në gjirin “zikaltër” për shifrën e 20 milionë eurove.
Edhe pse fillimisht u tha se ata nuk do ta riblejnë, “zikaltërit” njoftuan mbrëmë vonë se 21 vjeçari do të jetë sërish pjesë e Interit.
Pinamonti sezonin e kaluar me Xhenoan luajti 34 ndeshje, duke regjistruar 7 gola dhe 2 asiste. Ai bëhet sulmuesi i dytë që largohet nga Xhenoa të premten pas Andrea Favili, i cili u transferua të Verona.
Pinamonti, sipas Sky Sport Italia, ka nënshkruar kontratë me Interin deri në vitin 2024, me vlerë rreth dy milionë euro në sezon.