Bajerni e nis me stil, “tërmet” 8 ballësh ndaj Shalke 04 (VIDEO)

Bajerni i Munihut në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur mbrojtjen e titullit në Bundesligë, teksa mbrëmë në ndeshjen e parë të sezonit të ri demoloi Shalke 04, duke mundur këta të fundit me shifrat 8:0, raporton “infOSport.mk”.

Gnabri ishte figura qendrore e këtij takimi, duke marrë me vete topin pas përfundimit të ndeshjes, pasi realizoi “hat-trik”, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Goretcka, Myler, Sane, Musiala dhe Levandovski, i cili dhuroi edhe një super asist.

Jamal Musiala, i cili shënoi golin e fundit për “bavarezët” në këtë përballje, me 17 vjet e 205 ditë, u bë golashënuesi më i ri në historinë e Bajernit të Munihut. Debutim perfekt edhe për Leroi Sane, i cili ishte aktiv në çdo aksion të Bajernit dhe arriti edhe të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 71-të për të çuar shifrat në 7:0, ndërsa gjithashtu dha edhe dy asiste për Gnabrin.

Leave a Reply