
Eduart Rroca nuk është më futbollist i Kukësit. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë klubi kuksian përmes një komunikatë, në të cilën thuhet se mesfushori dhe klubi verilindor kanë mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që futbollisti të kalojë te skuadra turke e Istanbulspor.
Rroca kështu bëhet një largim tjetër me peshë nga Kukësi pas Besar Musollit. Që të mbrëmë ishin pjesë e Kukësit në ndeshjen kundër Volfsburgut, e vlefshme për raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, në të cilën ndeshje skuadra e Gegës pësoi disfatë 4:0, duke u përshëndetur me garat europiane.
Kujtojmë për Rrocën vite më parë interesohej edhe Shkëndija, ndërsa i njëjti tashmë do të provojë veten në futbollin turk.