Gjatë ditës së sotme në Nion të Zvicrës është hedhur shorti, përmes të cilit janë përcaktuar çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në fazën “play off” të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Kështu skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana, që bashkë me Ludogoretsin nga Bullgaria u kualifikuan drejtëpërdrejtë në ndeshjet e “play-off”, në këtë fazë do të përballet si mysafir me zviceranët e Jang Bojs, pjesë e së cilës skuadër është edhe kumanovari, Taulant Seferi.
Ndeshja do të luhet më 1 tetor, aty ku “bardheblutë” e drejtuar nga Emanuel Egbo do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Liga Europa, që do ishte historike për skuadrën nga kryeqendra shqiptare.
Kujtojmë një gjë të tillë vite më parë kishte bërë skukadra e Skënderbeut, ndërsa e pa fat ishte Shkëndija, që edhe përkundër faktit se 3 herë kishte arritur në garat e “play-off” të Liga Europa, asnjëherë nuk kishte prekur grupet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.