Shkëndija e Tetovës të enjten me sukses kaloi pengesën e quajtur Botoshani, duke u kualifikuar kështu për në raundin e tretë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Ky sukses i rradhës i “kuqezinjëve” nga Tetova ju solli atyre përfitime të reja. Skuadra e Lazim Destanit përfitoi 280 mijë euro të tjera, ndërsa nëse këtu i bashkangjisim edhe 500 mijë eurot nga kalimi i dy raundeve të para, shuma totale e përfitimeve të Shkëndijës kap shifrën e përgjithshme prej 780 mijë eurove.
Tashmë Shkëndijën në raundin e tretë e pret një sfidë e vështirë përballë Totenhamit anglez, mirëpo kur është në pyetje futbolli, befasitë janë prezente, ashtu që të shpresojmë në një të tillë në ndeshjen e 24 shtatorit në Shkup.