Valon Berisha ka rezultuar deçiziv në fitoren e Reims, skuadër kjo që në transfertë mundi ekipin zviceran të Servete, duke siguruar kualifikimin për në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Reprezentuesi kosovar, i cili gjatë këtij afati kalimtarë iu bashkua skuadrës franceze, aty ku lulan edhe Arbër Zeneli, shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Reims, skuadër kjo që në raundin e tretë eliminatorë do të luaj kundër MOL Fehervar nga Hungaria.
Berisha realizoi që në minutën e katërt të ndeshjes, kur mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e Derek Kutesa dhe nga afërsia mposhti portierin vendas Frik.
Berisha në këtë ndeshje luajti gjatë gjithë 90-të minutave, ndërkohë Arbër Zeneli në lojë u inkuadrua në minutat shtesë të takimit.
Për Valon Berishën ishte ky goli i parë i shënuar me fanellën e Reims.