Shkëndija feston midis Rumanisë, cakton përballjen kundër gjigandëve anglez të Totenhamit 

Shkëndija ka siguruar një super përballje me Totenhamin në kuadër të raundit të tretë eliminatorë të Liga Europa, teksa sot në transfertën në Rumani, arritën që të eliminojnë skuadrën e Botoshanit, njofton “infOSport.mk”.

1:0 ishte rezultati përfundimtarë i takimit të raundit të dytë eliminatorë, në të cilin edhe pse “kuqezinjtë” luajtën me një futbollistë më pak në fushë, në fund i’a dolën që të festojnë midis Rumanisë.

Shkëndija feston midis Rumanisë…

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 17 септември 2020 г.

Golin e vetëm dhe të kualifikimit për Shkëndijën e realizoi i zakonshmi, Besart Ibraimi. Bomberi kërçovarë pasi pranoi një top nga Armend Alimi para zonës kundërshtare, vendosi që të parabalojë portierin kundërshtarë, i cili e kishte lëshuar portën e tij, ndërsa kjo i mundësoi Ibraimit, që në fund të festojë pasi ideja e tij gjeti realizimin e duhur.

Ky gol ju dha shumë vetëbesim futbollistëve “kuqezi”, të cilët e administruan mjaft mirë lojën, madje edhe në momentet kur luanin me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Armend Alimit në minutën e 67-të (dy kartonë të verdhë).

Botoshani ishte kundërshtarë më i mirë gjatë pjesës së dytë, krijonte raste të mira, mirëpo falë Kostadin Zahov, në fund Shkëndija i’a doli që të triumfojë dhe të sigurojë kualifikimin për në raundin e tretë, aty ku do të kemi mundësinë të shohim gjigandët anglez të Totenhamit, kundërshtari i rradhës i “kuqezinjëve”.

Leave a Reply