Bojkoti i serbëve ndaj klubeve të Kosovë, pesë futbollistë të Sileksit në dyshim ndaj Dritës

Në çdo përballje ndaj klubeve kosovare, futbollistët serbë i kanë bojkotuar ato, sikurse në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ekipor, shkruan Gazetasheshi.com

Rasti më i freskët ishte refuzimi i futbollistit serb të APOEL Nicosia, Vujadin Savic, i cili nuk udhëtoi drejt Kosovës për t’u përballur ndaj Gjilani në Ligën e Evropës, pikërisht për këtë arsye, duke deklaruar se nuk e njeh Kosovën si shtet.

Në një situatë të tillë, ndoshta edhe më të rëndë ndodhet skuadra nga Maqedonia e Veriut, FK Sileks, e cila këtë të enjte (17 shtator) do të përballet me kampionen e Kosovës, FC Drita, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese të Ligës së Evropës.

Klubi maqedonas ka pesë futbollistë serb, si dhe gjithashtu edhe trajnerin Goran Simov.

Ata janë paraqitur në seancën e fundit stërvitore dhe janë munduar të mbajnë larg këtë temë, mirëpo gjërat nuk kanë qenë edhe aq të qeta.

Futbollistët Blagojevic, Draskovic, Zeravica, Ristov dhe Djuric kanë patur presione nga vendi i tyre i origjinës për të mos e luajtur këtë ndeshje.

Gjithsesi klubi maqedonas ka punuar në këtë drejtim për t’i bindur futbollistët serbë për ta zhvilluar ndeshjen, pavarësisht se ata ndodhen në presion të tillë.

Kujtojmë që dueli ndërmjet Sileksit dhe Dritës zhvillohet nga ora 20:00.

/Gazeta Sheshi/

Leave a Reply