“El Clasico-ja” françeze midis Paris Sen Zhermen dhe Olimpik Marsej pati edhe një pjesë të tretë, ku shikuesit përmes ekraneve televizive patën mundsinë të shohin edhe disa sekuenca “boksi”.
E gjithë kjo detyroi arbitrin kryesor që fare në fund të takimit të tregojë plotë 5 kartonë të kuq, pas përleshjes që eskalojë mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
Deri sa po dilte nga fusha, Nejmar iu drejtua arbitri duke i thënë se po ofendohej nga futbollistët e Marsejës në baza racore.
Neymar getting racially abused but no one even wants to here what he has to say. This is so sad man
pic.twitter.com/hizdhwlMzO— Yahya (@CFCYahya) September 13, 2020
Vlen të ceket se mbrojtësi i Marsej, Alvaro kishte pasur probleme me Nejmar edhe në të kaluarën, kur ai ishte pjesë e Espanjoll, teksa brazilani pjesë e Barcelonës.
Ndërkohë më vonë në rrjetet sociale Nejmar kishte shkruar që i vinte keq që nuk e kishte goditur direkt në fytyrë spanjollin, Alvaro Gonzales, ndaj të cilit mund të ketë sanksione, në rast se vërtetohet se ka ofenduar vërtetë yllin e PSZH-së në baza racore.
Único arrependimento que tenho é por não ter dado na cara desse babaca
— Neymar Jr (@neymarjr) September 13, 2020