Olimpik Marsej ka fituar klasiken e futbollit francez pas plotë nëntë viteve. Skuadra nga “Velodrome” ka mposhtur në udhëtim 0:1 Paris Sen Zhermenin, duke i shkaktuar humbjen e dytë nga po aq ndeshje kampionit në fuqi.
Episodi që vulosi fatin i ndeshjes ndodhi në minutën e 31-të, kur krosimin e Dimtri Payet e shfrytëzoi mjaft mirë Florian Thauvin.
Vijim i ndeshjes solli një gol të anuluar për vendasit, pasi Anhel Di Maria ishte në pozicion jashtë loje.
Ndërkohë, një gol i pastërt iu anulua Marseilles për shkak të pozitës jashtë loje. Çuditërisht vendimi mbeti edhe pas rishikimit të VAR-it.
Takimi eskaloi në fund mes tensioneve të shumta, kur arbitri kryesor u detyrua të ndëshkojë pesë lojtarë me kartonë të kuq brenda disa sekondash.
Neymar, Kurzava e Paredes ishin futbollistët e ndëshkuar te PSZH-ja, ndërkohë te Marsej të njëjtin fat kishin Amavi dhe Benedetto.
Skuadra që drejtohet nga Viljash-Boas ka dy fitore në po aq ndeshje, ndërsa PSZH shpreson të këndellet ndaj Metz, ndeshje këtë që do ta zhvillojë pas tre ditëve.