Në këto momente në arenën “Todor Proeski” po zhvillohet derbi i përjetshëm midis dy njohësve të vjetës, Vardarit dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.
45 minutëshi i parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa minuta e 28-të ishte ajo që tërhoqi shumë vëmendje.
Fillimisht vendasit e Vardarit ishin shumë afër avantazhit, mirëpo Veliçkoviç, huçi atë që ishte shumë e vështirë të huçej. Darko Micevski nga gjuajtja e lirë harkoi në shtyllën e dytë drejtë Popzlatanov, i cili me kokë riktheu topin deri te braziliani Çarlston, ndërsa ky i fundit servoi një top për mbrojtësin e ri Veliçoviç, i cili edhe pse ndoshta e mendonte golin në rrjetën e Naumovskit, nga dëshira e madhe për të shënuar sa më shpejtë, qëlloi vetëm shtyllën.
Futbollisti i Vardarit, Veliçkoviç, vjen me huçjen e vitit
Futbollisti i Vardarit, Veliçkoviç, vjen me huçjen e vitit
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.
Ndërkohë në vazhdim të aksionit, FC Shkupi arriti që të shënojë gol me anë të Dembo Darboa, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje.
Dembo Darboa shenon serish, por kete here goli i sulmuesit nga Gambia anulohet me plote te drejte
Dembo Darboa shenon serish, por kete here goli i sulmuesit nga Gambia anulohet me plote te drejte VARDARI – FC SHKUPI 0:0
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.