Renova ka pësuar disfatë minimale 0:1 përballë Rabotniçkit në Tetovë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”. Në një ndeshje të barabartë, ku vendasit ndoshta më shumë mendonin për sfidën e raundit të dytë eliminatorë kundër Hajdukut, që duhet ta zhvillojnë me 17 shtator, Rabotniçki në fund i’a doli të marrë 3 pikët e plota, falë një goli të shënuar vetëm në pjesën e dytë.
Muarem Muarem mjaft mirë depërtoi nga e majta në zonën kundërshtare, për të dhënë atë pasimin e fundit për Petar Petkovskin, i cili doli të jetë më i gjindshëm para mrbojtësve të Renovës, duke mposhtur portierin Hadis Veli.
Rabotniçki kalon ne epersi perballe Renoves ne Tetove
Rabotniçki kalon ne epersi perballe Renoves ne Tetove RENOVA – RABOTNIÇKI 0:1(P. Petkovski 78')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 77-të, ndërsa minutat në vijim nuk sollën atë gol shumë të dëshiruar nga ana e futbollistëve vendas, të cilët në fund duheshe të pajtohen me disfatën e dytë sezonale.
Kujtojmë Renova të enjten (17 shtator) do të përballet me gjigandët kroat të Hajdukut në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin kryesor pranë FFM-së, transmeton “infOSport.mk”.
Të shpresojmë se “gjipspunuesit” kanë ruajtur forcë edhe për këtë ndeshje dhe se të enjten do të na gëzojnë të gjithëve.