FC Shkupi dhe Renova dorëzohen përballë skuadrave nga “Parku i Qytetit”

FC Shkupi dhe Renova kanë pësuar disfata përballë dy skuadrave nga “Parku i Qytetit”, Vardari, gjegjësisht Rabotniçki në ndeshjet e vlefshme të javës së 5-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja skuadrat shqiptare pësuan disfata minimale. Vardari falë golit të Matej Cvetanoski në minutën e 52-të mundi FC Shkupin, ndërkohë për fitoren e “romantikëve” në Tetovë, u përkujdes Petar Petkovski me golin e realizuar në minutën e 77-të.

Boreci falë dy super golave të shënuar nga Fernando Silva dhe Nikolla Prelçec gjatë pjesës së dytë, mundi 2:0 Akademia Pandevin, ndërkohë përballja në Manastir midis Pelisterit dhe Makedonija Gj.P u mbyll me rrjeta të paprekura.

Kujtojmë të shtunën Shkëndija falë dopietës së Besart Ibraimit dhe një goli tjetër të shënuar nga Enur Totre, si mysafir mundi Bellasicën me shifrat 3:0, ndërkohë Struga Trim falë Nijas Lenës dhe Filip Milenkovskit, me rezultatin 2:0 mundi Sileksin.

LPFMV – Java V

Bellasica 0:3 Shkëndija
Struga T&L 2:0 Sileksi

E diel:

 
Vardari 1:0 FC Shkupi
Renova 0:1 Rabotniçki
Pelisteri 0:0 Makedonija Gj.P
Boreci 2:0 Ak.Pandev

 

Leave a Reply