Shkëndija e Tetovës gjatë ditës së sotme në Strumicë do të përballet me Bellasicën, skuadrën e fundit në renditjen tabelare, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kuqezi nga Tetova shihet si favorite absolute në këtë përballje, mirëpo një gjë të tillë djemtë e Ernest Gjokës do të duhet ta dëshmojnë edhe në fushën e blertë, aty ku nuk do të mund të paraqiten Es Sahal dhe Arlind Aliti.
Që të dy mungojnë për arsye taktike të trajnerit, i cili mund të buzëqesh, se në skuadër do ti rikthehet motori i mesfushës, Armend Alimi.
Mesfushori kumanovar humbi ndeshjen europiane me Sumgayi FC dhe atë kampionale me Borecin pasi kishte rezultuar pozitiv në COVID-19, ndërsa tashmë kur ka fituar këtë betejë, sërish është i gatshëm për të ndihmuar ekipin.
Ndeshja Bellasica – Shkëndija starton në ora 16:00.