Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, është futbollisti më i ri klubit të njohur qipriot, APOEL Nikozia, që javë më parë eliminoi Gjilanin në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare, ku bëhet me dije se ish-sulmuesi i Shefild Vendzi në Angli, ka firmosur për dy vite me “Legjendat”.
Te 28-herë kampionët e Qipros, Atdhe Nuhiu do të gjejë një tjetër shqiptar të njohur. Në stafin teknik të APOEL-it është dhe ish-futbollisti i Shqipërisë Bledar Kola, i cili punon si asistent i teknikut, Marinos Uzunidis.
Me Nuhiun sulmi i APOEL Nikozia ka përfituar në cilësi, bazuar në “CV” e sulmuesit shqiptarë, i cili në karrierën e tij profesioniste numëron gjithsej 443 ndeshje dhe 83 gola. Më së shumti ndeshje ka zhvillar me petkun e Shefilld Vendzi, te e cila skuadër qëndroi për 7 vite, duke zhvilluar 273 ndeshje, 50 gola dhe 27 asistime.