Pas fillimit të kampionatit elitarë dhe ligës së dytë, Lindje dhe Perëndim, tashmë rradhën e kanë edhe ndeshjet e Kupës së Maqedonisë, që edicionin e kaluar nuk e prekën fundin, për shkak pandemisë “Covid 19”, njofton “infOSport.mk”.
Kështu epitetin e fituesit aktual e mban Akademia Pandev, që sezonin e ri në elitën e futbollit vendor nuk e nisi aspak mirë, ndërsa këtë vit pritet të shohim një garë më të fortë për trofeun e dytë më të çmueshëm në futbollin vendor, duke pasur parasysh se FC Shkupi dhe Sileksi që në start treguan se do të jenë rival të mëdhenjë të Shkëndijës.
Ndryshe ndeshjet e 1/16 së finales janë planifikuar të zhvillohen me datë 23 shtator, ndërsa shorti për gjitha paret rivale pritet të hidhet të martën (15 shtator) me fillim në ora 12:00 në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Në garë janë plotë 32 ekipe, ndërsa edhe këtë herë nuk do të mund të shortohen ekipe nga liga e parë. Pra nuk do të kemi përballje mes dy skuadrave nga elita në këtë raund garash.