
Pas një pune të gjatë dhe intenstive, të enjten në mbrëmje në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për formimin e ligës së përbashkët në basketboll midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Kampionati do të quhet “Liga Unike” dhe në të do marrin pjesë 8 skuadra (4 ekipet më të mira nga secili shtet).
Pas kësaj arritjeje historike, ka reaguar edhe tifo-grupi zyrtar i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” të cilët e kanë mirëpritur këtë gjë, madje duke kërkuar që e njëjta gjë së shpejti të ndodh edhe në sportet tjera: “Shqipni Etnike në Ligë Unike. Sot basketbolli, le të vazhdohet me futbollin, volejbollin, tenisin, mundjen, boksin, e sportet e tjera”.