Ermir Lenjani ka ndyshuar skuadrën, por jo edhe kampionatin. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka vendosur të rikthehet te Grasshopers, pjesë e së cilës skuadër ishte nga 1 korriku deri me 31 dhjetor të vitit 2010, njofton “infOSport.mk”.
Lenjani së fundmi ishte pjesë e Sionit, duke luajtur për 3 sezone të plota, ndërsa te Grasshopers vjen si futbollistë i lirë.
Lenjani ka mjaft përvojë në Superligën e Zvicrës, aty ku numëron gjithsej 140 takime, 16 gola dhe 18 asistime. Në Ligën e Dytë zvicerane numëron plotë 96 ndeshje, ndërkohë në kuadër të ndeshjeve të Kupës, gjithsej 26.
Më së shumti ndeshje ka zhvilluar me ekipin e Vinterur (106 ndeshje), me Sionin numëron 95 ndeshje, ndërsa 62 ndeshje ka luajtur edhe me Sent Gallenin.
Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Francë, me ekipet e Nant (23 ndeshje) dhe Ren (9 ndeshje), ndërkohë me fanellën e Kombëtares shqiptare ka zhvilluar gjithsej 33 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola.