Skënderbeu ka mbyllur një marrëveshje me shumë përfitim në ditën e sotme teksa dy futbollistë të skuadrës korçare u transferuan në Kroaci.
Bëhet fjalë për dyshen, Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi, të cilët do të vazhdojnë karrierën me klubin e elitës kroate, Varazhdin.
Ndërkohë, VipSport ka mësuar edhe detajet e tratativës.
Kështu, “bardhekuqtë” nga Korça do të përfitojnë 100.000 euro për secilin futbollist, ndërsa në rast se dy futbollistët shiten në të ardhmen, atëherë klubi i Skënderbeut do të përfitoj sërish duke qenë se ka ruajtur 35% të kartonit.
Ky është një hap shumë i mirë në karrierë për dy talentet shqiptarë, ndërsa tashmë Kroacia është kthyer në një destinacion shumë të preferuar për futbollistët e rinj shqiptarë, duke pasur parasysh se në këtë kampionat luajnë futbollistë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.