Cikalleshi bëhet shkok skuadre me Erdon Dacin te Konjaspor

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ka vendosur të ndryshojë skuadër, mirëpo jo edhe kampionat. Shtatëlarti kështu do vazhdojë të luaj në Turqi, mirëpo këtë herë në Superligën Turke, me ekipin e Konjaspor, aty ku luan edhe sulmuesi i talentuar shkupjan, Erdon Daci, njofton “infOSport.mk”.

30-vjeçari Cikalleshi është prezantuar sot në ambientet e klubit të tij të ri, Konjaspor, me të cilën skuadër ka firmosur  kontratë dy vjeçare.

Kështu Cikalleshi rikthehet sërish të luaj në Superligën turke, aty ku më parë kishte luajtur edhe me Bashakshehir, ndërsa në Turqi gjithashtu kishte luajtur edhe me Goztepe, Osmanlispor, dhe Akhsarspor, me të cilën skuadër sezonin e fundit në 26 ndeshje në Ligën e Parë turke, kishte realizuar 8 gola dhe 2 asistime.

Ditë më parë, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, kompletoi transferimin e tij te Erzurumspor, ndërkohë nga Shkëndija e Tetovës, Omar Imeri u transferua te Antalyaspor.

Leave a Reply