Asgjë nga transferimi te Boavista, Agon Elezi vazhdon karrierën në Kroaci

Futbollisti i talentuar shkupjan, Agon Elezi, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së njohur shqiptare të Skënderbeut, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Kroaci, duke nënshkruar me ekipin e Varazhdin, njofton “infOSport.mk”.

Kështu Elezi ju dha fund të gjitha paqartësive rreth të ardhmes së tij, e cila ishte e lidhur ngushtë me skuadrën e njohur portugeze të Boavistas. Madje shumë media “luzitane” e paralajmëronin si super përforcim talentin Elezi, duke zbuluar madje edhe detajet e kontratës, mirëpo nga e gjithë ajo nuk doli asgjë, ashtu që shkupjani do të luaj në elitën e futbollit kroat.

Bashkë me të te Varazhin do të luaj edhe talenti i Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi.

Elezi edicionin e kaluar me fanellën e Skënderbeut zhvilloi 22 ndeshje në Superligën shqiptare, duke rikthyer formën e tij të vjetër.

Varazhdin pas 3 xhirove të para në Superligën kroate numëron 4 pikë, duke u renditur në pozitën e 5-të.

 

Leave a Reply