Agon Elezi flet për transferimin te Varazhdin, ja kush e bindi!

Agon Elezi edhe zyrtarisht karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në futbollin kroat, aty ku do të luaj me ekipin e Varazhdin. Siç mëson “infOSport.mk”, talenti shkupjan me ekipin e Superligës kroate ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa ai që e bindi për të pranuar këtë ofertë ishte seleksionuesi i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliç, i cili bashkë me djalin e tij luan rolin e menaxherit kryesor te skuadra e re e Agon Elezit.

“E kemi mendu qartë e mirë, që më e mira e së mirës është të shkojmë hap pas hapi. NK Varazhdin që menaxhohet nga Zlatko Daliç, ka qenë shumë e interesume gjate tërë verës, dhe ka qenë pikërisht ai që ka ndikuar në këtë transferim timin. Vërtetë emri i tij luajti një rol të rëndësishëm në gjithë këtë çfarë ndodhi. Mendoj se kam bërë zgjidhjen e duhur për vazhdimin e karrierës sime, kur e kemi të garantuar edhe që do luajm ndeshje. Besoj se Superliga e Kroacisë është një kampionat i fuqishëm, pasi të njëjtin si një futbollistë i ri e shoh si trampolinë për të ecur para. Don Zoti i madh na ruan nga ndonjë lëndim dhe shpresoj në suksese të mëdha me këtë skuadër” – u shpreh Agon Elezi, i cili njëherit mban edhe shiritin e kapitenit te përfaqësuesja U19 e Maqedonisë, me të cilën do të luajnë në Elite Rounde për kualifikim në Europian, ndërsa gjithashtu ka provuar veten si 19-vjeçar të luaj edhe me përfaqësuesen U21.

Pikërisht talenti dhe CV-ja e tij kanë bindur edhe trajnerin e nënkampionëve të Botës, Zlatko Daliç, i cili vite të tëra po menaxhon me sukses ekipin e Varazhdin.

Përveç Agon Elezit, pjesë e Varazhdin në sezonin e ri futbollistik do të jetë edhe Jorgo Pëllumbi, një talent tjetër i Skënderbeut, i cili bashkë me Elezin ishin ndër më të dalluarit sezonin e kaluar te skuadra korçare.

Leave a Reply