Idriz Voca, mund ta vazhdojë karrierën në Bundesligë, te skuadra e Verder Bremen, aty ku aktualisht luan edhe Milot Rashica. Voca po luan me shumë sukses tek Lucerni, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2021.
Lajmi konfirmohet edhe nga mediet gjermane të cilat zbulojnë se Verderi e do ngulm futbollistin që luan si mesfushor defanziv.
23-vjeçari ka kaluar të gjitha grupmoshat te Lucerni, me të cilën skuadër në Superligën e Zvicrës numëron gjithsej 82 ndeshje dhe 3 gola të shënuar.
Voca qe një kohë është pjesë e rregullt e përfaqësueses së Kosovës, ndonëse mungoi në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve ndaj Moldavisë dhe Greqisë.
Voca në karrierën e tij është paraqitur në 10 ndeshje me Kosovën.