Tirana nuk ndalet në merkato, teksa sot në ambientet e klubit kanë prezantuar mesfushorin me tipare sulmuese, Ibrahim Sulej.
Bëhet fjalë për një futbollistë 19-vjeçar, i cili gjithashtu mbron edhe ngjyrat e kombëtares U19 të Ganës.
Ai gjatë ditës së sotme mbërriti në Shqipëri, ku edhe firmosi kontratën në prani të presidentit Refik Halili. Sulej menjëherë do të vihet nën urdhërat e trajnerit Emanuel Egbo, teksa sot do të dalë edhe në stërvitjen e “bardhebluve”.
Sulej nuk është i vetmi afrikan që Tirana ka nënshkruar, pasi një gjë të tillë ka bërë edhe me ganezin tjetër, Isaac Gyamfi, ndërsa së shpejti pritet të firmos edhe Derrik Sasraku.
20-vjeçari Gyamfi ka firmosur kontratë një vjeçare me Tiranën, ndërsa njëjtë sikurse Sulej, edhe ky mënjehërë është vënë nën urdhërat e trajnerit Egbo dhe do dali në stërvitjen e pasditës së sotme.
Isaac Gyamfi vishet bardheblu! Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Isaac Gyamfi. Mesfushori qëndror ka…
Публикувахте от KF Tirana в Четвъртък, 10 септември 2020 г.