PSZH rikthen El Sharavin në Europë!

Një lajm befasues vjen nga Franca, e që ka të bëjë me kampionët e Paris Sen Zhermenit. Këta të fundit thuhet se po mendojnë angazhimin e sulmuesit italian, Stefan El Sharavi, i cili aktualisht luan në Kinë me skuadrën e Shanghai Shenhua.

Sulmuesi njihet mirë nga Leonardo dhe do të ishte një alternativë te kampionët e Francës, që kanë në gjirin e vetë futbollistë si Mbappe e Nejmar.

Në rast se do të ndodhte një transferim i tillë, El Sharavi do të luante për hnjë gjë të tillë kishte bërë edhe verën e vitit 2015-të, kur si i huazuar nga rradhët e Milanit luante me Monakon.

27-vjeçari, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Itali, duke luajtur me skuadrat si Milan, Xhenoa, Padova dhe Roma, në “Ligue 1”, numëron 15 ndeshje, derisa me Monakon numëron 25 ndeshje dhe 3 gola të shënuar.

Leave a Reply