Nehar Sadiki edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi kumanovar ka zgjedhur Maltën si aventurën e tij të parë europiane, duke firmosur kontratë me skuadrën e Hamrun Spartans, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një skuadër që garon në Premierligën e Maltës, e ku edicioni i ri do të startojë me 19 shtator.
Edicionin e kaluar kjo skuadër u rendit si e 9-ta në renditje, ndërsa këtë vit ambiciet e tyre janë shumë më të larta, ndërsa më së miri këtë e vërtetojnë edhe përforcimet e bëra, duke pasur parasysh se gjatë kësaj merkatoje kanë bërë plotë 10 transferime.
Mbrojtësi kumanovar, Nehar Sadiki prezantohet te skuadra e Hamrun Spartans Football Club nga Malta….Nehar Sadiki
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 10 септември 2020 г.
22-vjeçari Sadiki së fundmi ishte pjesë e Renovës, nga e cila skuadër u largua me 24 gusht, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin vendor kishte veshur edhe fanellën e Rabotniçkit, EuroMilkut dhe Milanos nga Kumanova.
Nehar Sadiki në Ligën e Parë të Maqedonisë numëron 63 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.