Lajme jo të mira për Sileksin në prag të takimit të raundit të dytë eliminatorë në Liga Europa kundër Dritës së Gjilanit, njofton “infOSport.mk”.
Pepi Georgiev, njëherit sulmuesi kryesor i skuadrës nga Kratova në edicionin e ri, ka dëmtuar meniskun e këmbës së djathtë, duke rrezikuar të luaj në ndeshjen e 17 shtatorit kundër kampionëve të Kosovës.
Georgiev me 4 gola të shënuar ishte violina e parë e skuadrës së Sileksit në sezonin e ri, skuadër kjo që aktualisht bashkë me FC Shkupin udhëheqin renditjen tabelare me nga 10 pikë.
Kështu Georgiev është më se e qartë se do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Struga Trim Lum në kuadër të javës së 5-të, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin buzë liqenit.