E ardhmja e bomberit kosovar, Vedat Muriqi, pritet të jetë “Serie A” dhe skuadra e Lacios.
Duket se më në fund akordi është arritur, edhe pse drejtuesit e Fenerbahçes me një deklaratë të fundit pretedojnë se ato ”veçse kanë filluar”.
Muriqi do të transferohet te Lacio për shumën e 18 milionë eurove, plus bonuse, derisa zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.
“Informacion – Kanë filluar negociatat me Lazion për transferimin e futbollistit tonë Vedat Muriqi”, ka shkruar klubi turk në Twitter.