Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi mund të jetë futbollisti shqiptarë i rradhës që mund të luaj në Turqi.
Sipas medias sllovene “Ekipa 24” dhe disa burimeve turke, Çekiçi është shumë pranë transferimit te skuadra e Ankaraguxhu që militon më Superligën turke.
Oferta kap vlerën e 350 mijë euro, teksa ky pritet të jetë një hap tepër i rëndësishëm në karrierën e futbollistit nga Pogradeci.
Kujtojmë që Çekiçi u grumbullua për herë të parë në Kombëtaren A, në 2 sfidat e muajit shtator, por pa mundur të debutojë.
23-vjeçari zhvilloi një sezon të shkëlqyer të skuadra e Olimpija Ljubjanës në Slloveni, duke u shndërruar në protagonist te kjo skuadër.