Kukësi ka gati marrëveshjen me Besir Demirin, futbollistin shkupjan, që më parë ishte ftuar edhe në kombëtaren e Shqipërisë. Është “Abcneës” që raporton një gjë tillë. Sipas këtij burimi, drejtuesit e klubit nga Verilindja e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin Besir Demiri, i cili disa kohë më parë la Maqedoninë e Veriut dhe zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë.
Mbrojtësi i krahut të majtë këtë verë ishte kontaktuar edhe nga Partizani i Tiranës, ndërsa i njëjti kishte oferta konkrete edhe nga Polonia, Turqia dhe Hungaria.
Ishte skuadra e Honved që e dëshironte ish futbollistin e FC Shkupit, Shkëndijës dhe Vardarit, i cili së fundmi ishte pjesë e kampionatit sllovak, ku bëri paraqitje shumë të mira me fanellën e Zhilinës, skuadër kjo që megjithatë nuk arriti që ti mbijetojë krizës financiare për shkak pandemisë “Covid 19”.
Ai para se të transferohej në Sllovaki, ishte pjesë e skuadrës ukrainase të Mariupol.