Maqedonia me një futbollistë më pak barazon me Gjeorgjinë në udhëtim (VIDEO)

Maqedonia në ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve në Ligën “C” ka barazuar 1:1 me Gjeorgjinë, me të cilën kombëtare së bashku udhëheqin grupin 2 tashmë me nga 4 pikë, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa vlen të theksohet se nga minuta e 64-të, Maqedonia luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Visar Musliut me të kuq.

Ndryshe Gjeorgjia avansoi me golin e realizuar nga Tornike Okriashvili në minutën e 13-të. Futbollisti i skuadrës qipriote të Anarthozis doli të jetë i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur Shishkovskin.

Këtij goli të përzgjedhurit e Igor Angellovskit iu kundërpërgjigjën në minutën e 33-të me anë të Stefan Ristovskit, i cili shfytëzoi asistin e kapitenit Goran Pandev, i cili sot luajti titullarë, për tu zëvendësuar nga Egzon Bejtullai në minutën e 78-të, kjo për shkak skemës që aprovoi përzgjedhësi i ekipit tonë kombëtarë në minutat e fundit, pas përjashtimit të Musliut, kur vendosi që të mbroj këtë barazim.

Ndryshe vlen të theksohet se te Maqedonia që nga minuta e parë në fushë zbritën edhe katër futbollistët e tjerë shqiptarë, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski dhe Visar Mulsiu, i cili nuk do të mund të luaj në ndeshjet e tetorit, pas kartonit të kuq, transmeton “infOSport.mk”.

Maqedonia me 4 pikë, po aq sa ka edhe Gjeorgjia, kryeson grupin 2 vetëm për shkak gol-averazhit më të mirë, ndërkohë në pozitën e 3-të me 3 pikë të tubuara renditet Armenia. Armenët në takimin që u zhvillua paralel me atë në Tbilisi, me rezultatin 2:0 mundën Estoninë.

Leave a Reply