Omar Imeri edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Shkëndijës. Ka qenë vetë klubi tetovar që një gjë të tillë ka njoftuar përmes faqes së saj zyrtare, ku njëherit ka falënderuar shkupjanin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe të kaluar, njofton “infOSport.mk”.
Omar Imeri u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2018 dhe ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës nga Tetova në fitimin e titullit të kampionit në sezonin garues 2018/2019.
Ai Shkëndijës iu bashkua nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa tashmë karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi, te skuadra e Antalyaspor, e cila një gjë të tillë ka njoftuar në faqen zyrtare në “facebook”.
Omar Imeri me sukses kalon testet mjekësore te skuadra e Antalyaspor…
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 7 септември 2020 г.