Shkupjani Husein Demiri sërish do të luaj në futbollin kosovar

Husein Demiri sërish do të luaj në futbollin kosovar, njofton “infOSport.mk”. Pas aventurës së fundit që kishte me skuadrën e Dukagjinit në Superligën e Kosovës, sulmuesi shkupjan ka vendosur që këtë herë të luaj në Ligën e Parë me skuadrën e A&N.

Bëhet fjalë për një skuadër mjaft mirë të organizuar, që këtë vit siguroi kualifkimin për në Ligën e Parë, ndërsa synimi i drejtuesve të kësaj skuadre është Superliga e Kosovës.

Pikërisht kjo ka bërë që ata të mos kursejnë kur janë në pyetje futbollistë kualitativ, përmes të cilëve synojnë arritjen e objektivave.

Pikërisht Husein Demiri është një ndër ata futbollistë, që mund të shpërthejë te kjo skuadër, duke u bazuar në CV-në e tij. Demiri si shumica e shqiptarëve nga Shkupi hapat e parë i kishte bërë te FC Shkupi, duke arritur që të debutojë edhe me ekipin e parë, ndërsa gjithashtu në futbollin tonë vendor kishte luajtur edhe me Rabotniçkin, Makedonija GJ.P. dhe Vëllazërimin.

Nga rradhët e skuadrës kërçovare verën e vitit 2018-të, Demiri  ishte transferuar në Finlandë te skuadra e PS Kemi, ndërsa janarin e vitit 2019-të për herë të parë zbarkojë në futbollin kosovar, duke nënshkruar me Ferizajin, transmeton “infOSport.mk”.

Ai në Superligën e Kosovës numëron gjithsej 19 ndeshje dhe 4 gola të shënuar. 7 ndeshje (2 gola) kishte bërë me Ferizajin, derisa me Dukagjinin edicionin e kaluar kishte zhvilluar 12 ndeshje, duke realizuar 2 gola.

Ndërkohë kur jemi te statistiksat të theksojmë se në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Husein Demiri numëron 56 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Leave a Reply