Omar Imeri nënshkruan kontratë 5-vjeçare me Antalyaspor

Omar Imeri prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së njohur turke të Antalyaspor, që garon në Superligën e Turqisë, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani pasi kaloi me sukses kontrollimet mjekësore, me skuadrën turke firmosi kontratë 5-vjeçare, ndërsa edhe pse nuk bëhet e ditur shuma e transferimit të tij, e njëjta sillet nga 150-300 mijë euro, para këto që kanë shkuar në konton e Shkëndijës, me të cilën skuadër Imeri kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni.

ZYRTARE, Omar Imeri largohet nga Shkëndija, vazhdon karrierën në Turqi

Imeri pjesë e “kuqezinjëve” nga Tetova ishte për dy vite të plota. Ai te kjo skuadër erdhi nga FC Shkupi, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e të rinjëve të Rabotniçkit.

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, Imeri numëron 70 ndeshje dhe 16 gola, ndërsa me Shkëndijën ka luajtur edhe në garat europiane.

Omar Imeri me sukses kalon testet mjekësore te skuadra e Antalyaspor…

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 7 септември 2020 г.

Me kalimin në rradhët e Antalyaspor, Imeri do të ketë të mësojë shumë gjëra nga shoku i tij i skuadrës, Nuri Shahin, i cili te Antalyaspor u transferua me 19 gusht të këtij viti, duke ardhur nga rradhët e Verder Bremen, aty ku shok skuadre kishte Milot Rashicën, transmeton “infOSport.mk”.

Përveç Nuhi Shahin, gjatë këtij afati kalimtarë të verës, Antalyaspor, gjithashtu kishte transferuar edhe Dever Orgill, Gökdeniz Bayrakdar dhe Serdar Gürler, ndërsa  Imeri pritet që të bëhet transferimi i 5-të për këtë skuadër, pjesë e së cilës është edhe boshnjaku me pasaportë të Maqedonisë së Veriut, Adis Jahoviç.

Leave a Reply