Gjilani ‘blindon’ mbrojtjen. Një tjetër futbollistë nga Kroacia ka zbarkuar në kampin e ‘kuqebardhëve’ për t’i shtuar më tepër sigurinë skuadrës së Gentjan Mezanit për edicionin e radhës.
Gazeta “Sheshi” merr vesh ekskluzivisht se qendërmbrojtësi Ivan Fustar pritet të jetë afrimi i radhës i nënkampionëve të vendit.
Mbrojtësi 31 vjeçar nga Spliti vjen te Gjilani pas aventurës dy vjeçare te skuadra qipriote Nea Salamis.
Fustar nuk është emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi që disa edicione më parë pjesë pjesë e Flamurtarit të Vlorës, teksa një edicion e kaloi edhe te Kamza.
Karrierën e ka nisur te skuadra NK Solin për të luajtur më pas për disa klube në vendlindje si HNK Sibenik, NK Zadar, NK Dugopolje, Slaven Belupo, e RNK Split.
Përpara se të ishte pjesë e kampionatit qipriot, ai për një edicion gjithashtu luajtur te Al Arabi në Katar.
Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, gjilanasit janë duke punuar me intensitet të shtuar për të forcuar organikën e tyre me futbollistë të rinj.