Formacioni i mundshëm i Shqipërisë përballë Lituanisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka shumë pikëpyetje, kur bëhet fjalë për formacionin startues kundër Lituanisë, një ekip që anën fizike e ka një nga pikat e forta. Sigurisht është ekip i kalueshëm, por që do vlerësim.

Kështu, trajneri Reja ka menduar që Strakosha të vijojë të mbrojë kuadratin, sikurse edhe treshja e prapavijës të mos ndryshojë.

Italiani përmendi edhe Mihajn në konferencën, si opsion, si dhe tha fjalë të mira për të riun Ramen Çepele. Gjithsesi më parë e kë theksuar se nuk është koha për eksperimente. Dilema ka për dy lojtarët e krahut. Hysaj dhe Roshi mund ta nisin nga fillimi sot, por edhe Trashi është opsion për linjën e majtë.

Bare e ka ndjerë lodhjen dhe me shumë mundësi Qazim Laçi do të mund të luajë titullarë kundër Lituanisë, me Gjasulën e Abrashin që plotësojnë treshen e qendrës së mesit të fushës.

Cikalleshi shqetëson trajnerin Reja para ndeshjes dhe në vend të tij mund të luajë Bekim Balaj. Sonte mund të luajë titullar edhe Broja, i cili ka hijen e Armando Sadikut nga pas.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË KUNDËR LITUANISË:
Strakosha – Veseli, Dermaku, Gjimshiti – Roshi (Trashi), Abrashi, Gjasula, Laçi, Hysaj – Balaj, Broja (Sadiku);

Leave a Reply