Ardian Nuhiu si trajner ka bilanc negativ ndaj Sileksit

Ardian Nuhiu në edicionin e tij të parë si trajner kryesor te Drita e Gjilanit, arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampion i Kosovës. Duke pasur parasysh se deri tek titulli, Drita e tij erdhi përballë një konkurrencë shumë të fortë, titulli mund të thuhet se ishte meritë e tij, bashkë edhe me futbollistët, të cilët me 17 shtator do të zhvillojnë ndeshjen e raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa, përballë Sileksit të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Kratova është një emër i njohur për vetë Ardian Nuhiun, i cili ndaj kësaj skuadre ka luajtur si futbollistë, ndërsa gjithashtu ka pasur përballë edhe në rolin e trajnerit.

Statistikat thonë se si futbollistë, Nuhiu ka një bilanc pozitiv ndaj Sileksit, mirëpo jo edhe si trajner.

Dy fitore, një barazim dhe tre humbje është bilanci i ndeshjeve të Ardian Nuhiut, derisa drejtonte FC Shkupin, ndërsa i njëjti shpreson që me 17 shtator të shënojë atë fitore të tretë ndaj Sileksit, që pa dyshim se do të ishte fitorja më e ëmbël.

 

Leave a Reply