Përfaqësuesja e Maqedonisë sot ndodhet në Tbilisi, ku nesër nga ora 18:00 do të luaj kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Para stërvitjes së sotme, seleksionuesi Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev në konferencën zyrtare i treguan pritshmëritë për ndeshjen e nesërme.
“Të dyja përfaqësueset e nisën me fitore, nuk ka favorit kryesor në grup, ne filluam me tri pikë, presim ndeshje interesante dhe më i miri le të fitojë. Unë ekipin e tim e përgatis që të luaj në mënyrën më të mirë që mundet dhe të regjistrojmë rezultat pozitiv”, deklaroi seleksionuesi Angellovski, i cili shtoi se pret pikërisht në Gjeorgji të takohen në finalen e plej of-it në Ligën e Kombeve.
“E filluam fazën e grupeve me fitore, por mendoj se nesër nuk jemi favorit. Gjithashtu besoj që nuk ka favorit të qartë për vendin e parë në grup. Të gjitha katër përfaqësueset kanë shanset e barabarta. Na pret ndeshje e vështirë, për shkak se Gjeorgjia ka përfaqësuese të mirë. Nuk mundem detajisht të flas për planin për ndeshjen e nesërme, por gjithmonë e përgatis ekipin që të luajm në mënyrën më të mirë. Do të mundohemi të tregojmë futboll të mirë. Do të doja të vijë sërish në nëntor këtu dhe të luajmë finalen e play off për KE 2020. Sidoqoftë, ne tani jemi fokusuar për ndeshjen e nesërme”, tha Angellovski.