Lajm i mirë për Shkëndijën në prag të ndeshjeve që pasojnë për këtë skuadër. Armend Alimi i është bashkuar grupit të futbollistëve ‘”kuqezi” në stërvitje, pas izolimit 14 ditor, pasi i njëjti para ndeshjes me Sumgait në kuadër të Liga Europa, kishte rezultuar pozitiv me “Covid 19”, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse i njëjti nuk kishte pasur simptome, ju ishte përmbajtur rekomandimeve, duke mos pasur kontakt me asnjë anëtarë tjetër të skuadrës tetovare.
Tashmë kur gjithçka është në rregull, Alimi i është bashkuar ekipit, dhe me siguri se kjo ka gëzuar edhe trajnerin Ernest Gjoka, i cili do të ketë më shumë opcione në mesfushë, aty ku kumanovari manovron tashmë disa vite me mesfushën e Shkëndijës.
Ndeshjen e rradhës Shkëndija do ta zhvillojë në kampionat kundër Bellasicës në Strumicë (13 shtator).