Sefer Emini i lumtur nga ftesa te U21: “Shpresoj kësaj rradhe të debutojë”

Mesfushori i talentuar shqiptarë, Sefer Emini, aktualisht pjesë e Makedonija GJ.P., me paraqitjet e tij në ndeshjet e Ligës së Parë, ka bindur trajnerin e shpresave të vendit, Bllagoja Milevski, për të grumbulluar atë me ekipin përfaqësues U21 për ndeshjen e dytë në kuadër eliminatoreve për Europianin e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Pas disfatës minimale 1:0 nga Spanja, shpresat e vendit ndeshjen e dytë të shtatorit dhe të 6-tën në kuadër të grupit 6-të, do ta zhvillojnë të martën (8 shtator) kundër Ishujve Faroe në transfertë.

Dëshira e Sefer Eminit, është që më në fund të debutojë me fanellën e përfaqësueses U21, me të cilën ishte grumbulluar edhe nëntorin e vitit të kaluar për ndeshjen me Spanjën, mirëpo pa mundur që të debutojë.

“Jam i lumtur që sërish jam grumbulluar me përfaqësuesen U21 të vendit. Besoj se këtë herë trajneri Bllagoja Milevski do më jap rastin për të debutuar. Vërtetë pres me padurim një gjë të tillë, ku premtoj se do të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën drejt fitores” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Sefer Emini.

Mesfushori shqiptarë i Makedonija Gj.P është ftuar si zëvendësim për Davor Zdravkovskin, i cili për shkak të kartonëve nuk do të ketë të drejtë loje kundër Ishujve Faroe.

Ekspedita e Maqedonisë U21 drejt Ishujve Faroe niset nesër në ora 9:30 nga aeroporti i Shkupit, ndërsa e njëjta në tokën e kundërshtarit të rradhës pritet që të arrijë në ora 13:20. Kujtojmë Maqedonia U21 në kuadër të grupit 5 eliminator, aktualisht mban pozitën e 3-të në renditje me 7 pikë, një më pak se Izraeli i vendit të dytë, ashtu që një fitore në ndeshjen e së martës do të riste shumë gjasat e të përzgjedhurve të Bllagoja Milevskit për atë pozitë të dytë, që do të siguronte ndeshjen e balotazhit për një vend në Europianin e ardhshëm për të rinj.

Leave a Reply