Miqësorja mes skuadrave shqiptare që përfundoi me përplasje

Ndeshja miqësore ndërmjet dy skuadrave shqiptare Turbina – Dinamo nuk e ka gjetur fundin е saj, pas një përleshje që ndodhi në fushë.

Edhe pse ishte një miqësore, ky takim ishte vlerësuar maksimalisht si takim kampionati sidomos nga miqtë.

Ndeshja kishte nisur plotë tension dhe ndërhyrje shumë të rënda, gjë që gjyqtari nga Elbasani është detyruar të nxjerrë kartona për t’i frenuar, ka njoftuar “Panorama Sport”.

Kulmi i sherrit dhe i përplasjes ka qenë kur trajneri i portierëve të Dinamos, Mario Bytyçi është turrur, duke u përplasur me mesfushorin e Turbinës, Albi Kolldashi. Mjaftoi kaq për të plasur sherri, gjë që e detyroi arbitrin të ndërpresë ndeshjen. Një përplasje kjo e pakuptimtë, pasi kishim të bëjmë vetëm për një ndeshje miqësore, ku skuadrat po përgatiten për sezonin e ri futbollistik.

 

Leave a Reply