Milani mund Moncën e Berluskonit dhe Galianit, dy talentët Kalabria dhe Maldini vijnë me super gola (VIDEO)

Milani pas fitores ndaj Novarës (4:2), të shtunën ka shënuar edhe një fitore tjetër me 4 gola të realizuar, kësaj rradhe duke mundur Moncën (4:1), që është në pronësi të presidentit legjendar të “kuqezinjëve” Silvio Berluskoni dhe ish administratorit të kësaj skukadre, Adriano Galliani, njofton “infOSport.mk”.

David Kalabria zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të. Mbrojtësi i djathë lëshoi një “predhë” nga jashtë zonës, gjuajtje të cilën portieri mik nuk e ndali dot. Gjithsesi, Monza që do të garojë në Serie B sezonin e ri, barazoi shifrat në minutën e 24-të me anë të Matia Finotos.

Daniel Maldini ktheu Milanin në avantazh pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë. Talenti 18-vjeçar tregoi aftësitë e një bomberi, duke realizuar një gol shumë të bukur.

Gjatë pjesës së dytë Milani shënoi edhe dy gola të tjerë, që ishin pjesë e dy talentëve tjerë të kësaj skuadre.

Piere Kalulu Kyatengëa gjeti golin e parë me fanellën e Milanit.  Mbrojtësi francez dhuroi një “predhë” një minutë para fundit të takimit, ndërsa në minutat shtesë Lorenco Kolombo vulosi “pokerin”.

Sulmuesi i talentuar 18-vjeçar, gjeti trekëndëshin, duke fituar duartrokitjet e shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.

Leave a Reply