Ivan Triçkovski dhe Kire Ristevski për shkak të lëndimeve nuk do të jenë në kombinim për ndeshjen e xhiros së dytë kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, e vlefshme për ndeshjet e Ligës së Kombeve në grupin 2 të Ligës “C”, transmeton “infOSport.mk”.
Sulmuesi Triçkovski ka hematom të madh në pjesën e gjurit të majtë (m. Vastus lateralis), ndërsa mbrojtësi Kire Ristevski ka pësuar zgjatje të muskulit të pasëm të këmbës së djathtë dhe si pasojë nuk do të jetë i gatshëm të luajë në këtë ndeshje.
Që të dy nuk do të udhëtojnë fare drejt Gjeorgjisë, me të cilën kombëtare Maqedonia do të përballet me datë 8 shtator (e martë).