Kosovë – Greqi: Formacioni i mundshëm i “Dardanëve”

Përfaqësuesja e Kosovës sot në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 në Ligën “C” të Kombeve, do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” në këtë ndeshje do të luajnë me shumë mungesa, disa shkaku i lëndimeve, e disa të tjerë nuk janë lejuar nga klubet e tyre.

Për këtë takim seleksionuesi i Kosovës, Bernard Çallandes ka ftuar edhe dy lojtarë të ri, Armend Thaçin dhe Rron Brojën, që nuk ishin në mesin e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë të edicionit të ri kundër Moldavisë.

Nisur nga ky fakt, Çallandes përballë Greqisë me shumë gjasa do të luaj me këtë formacion:, Muriç në portë,Rrahmani dhe Aliti në qendër të mbrojtjes, dersia Vojvoda dhe Hadergjonaj do të veprojnë në krahë.

Dresheviq, Valon Berisha dhe Florent Hasani do të manovrojnë në mesfushë, derisa në sulm nga krahët do të sulmojnë Celina dhe Zeneli, që pritet të ndihmojnë futbollistin më të avansuar në këtë repart, Atdhe Nuhiun.

Ndeshja, Kosovë – Greqi starton në ora 20:45.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:
Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Dresevic, V.Berisha, Hasani, Celina, Zeneli, Nuhiu.

 

Leave a Reply