Derisa kampionati është në pushim për shkak të angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në garat e Ligës së Kombeve, shumë skuadra vendase po shfrytëzojnë mundësinë për të zhvilluar ndonjë ndeshje miqësore, me qëllim për të ruajtur ritmin e garave, shkruan “infOSport.mk”.
Një ndër ato skuadra që ka vendosur të shfrytëzojë pauzën me zhvillimin e një ndeshje miqësore, është edhe FC Shkupi, që gjatë ditës së sotme do të mirëpret ekipin e Osogovës, që garon në Ligën e Dytë – Lindje.
Ndeshja midis FC Shkupit dhe Osogovës starton në ora 16:30.