Andrea Pirlo e ka nisur me fitore aventurën e tij te skuadra e Juventusit në rolin e trajnerit kryesor te shumë herë kampionët e Italisë.
Prilo ka drejtuar për herë të parë ekipin e parë të Juventusit në një miqësore kundër ekipit U-23 të “bardhezinjëve”.
Ish-mesfushori i Juves dhe Milanit në fushë provoi skemën 4-3-3, duke fituar në fund ndeshjen falë një goli të shënuar nga ana e kroatit, Marko Pjaca.
Kuadrados i’u dha më shumë liri në sulm, ndërsa blerja e kësaj merkatoje nga rradhët e Barcelonës, Artur Melo luajti para mbrojtjes në vendin e Miralem Pjaniçit.
Ramzei, Kosta dhe afrimi më i ri, Mekeni formuan treshen e sulmit.
Pjaca shënoi golin e vetëm të takimit dhe mund të provojë shanset e tij për të qëndruar tek Juventusi pas huazimit.
Higuain dhe Kedira u lanë jashtë skuadrës nga Pirlo, pasi trajneri nuk i ka në planet e tij.